Izraeli është zotuar të bëjë drejtësi për vrasjen e një rabini të njohur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke denoncuar vrasjen e tij si “akt terrorist antisemit”.
Zvi Kogan, i cili kishte një dyqan në Dubai dhe punonte për grupi hebre Chabad, u zhduk të enjten e javës që shkoi në Dubai.
Trupi i 28-vjeçarit u gjet dy ditë më vonë në qytetin Al Ain, në kufi me Omanin, por nuk është bërë e qartë mënyra e vdekjes së tij apo nëse është vrarë.
Ministria e brendshme e EBA ka thënë vetëm se tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Zhdukja e rabinit vjen teksa Irani ka hënë se do të hakmerret për sulmet shkatërrimtare izraelite në Gaza e Liban, por mohon “kategorikisht përfshirje në vrasjen e individëve”.
Kogan kishte ardhur në EBA me pasaportën e tij moldave dhe ishte rezident në Dubai. Gruaja e tij Rivky, është qytetare amerikane dhe jetonte me të në EBA.
Ndërsa lëvizja Chabad për të cilën ai punonte ndjek fenë radikale hebreje me qendër në Brooklyn, New York.
Politikani izraelit Ayoob Kara tha se komuniteti hebre në EBA ishte i shokuar nga ngjarja por shtoi se hebrejtë do të vizitojnë dhe krijojnë lidhje me vendin e Gjirit Persik.
“Jam i sigurt se shumë hebrenj do të investojnë këtu, marrëdhenia dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë”, tha Kara, sipas rrjetit The Independent.
Top Channel