Tre të vdekur pasi ‘Google Maps’ këshilloi shoferin të vijonte drejtimin në urën e papërfunduar (fotot)

26/11/2024 15:47

Tre njerëz raportohet se kanë humbur jetën pasi sistemi i navigimit GPS i makinës së tyre i tha te vijonin drejt në urën e papërfunduar duke i bërë të binin për vdekje prej saj.

Incidenti ndodhi në qytetin Bareilly në veri të Indisë të shtunën, kur vendasit gjetën makinën në bregun e lumit, me trupat e pajetë brenda, shkruan rrjeti britanik Metro.

Policia që erdhi në vendngjarje tha se viktimat po ktheheshin në shtëpi nga një dasëm dhe po përdornin sistemin GPS për t’i drejtuar gjatë rrugës.

Ata ishin udhëzuar të drejtonin deri në fund të urës së papërfunduar dhe prej shpejtësisë së makinës nuk kishin arritur të ndalonin në kohë por ranë nga 10 metra lartësi në shtratin e lumit Ramganga.

Trupat u transportuan në morg dhe më vonë u identifikuan si Kaushal Kumai, Vivek Kumar, e Amit Kumar.

Të ndjerët punonin të tre si roje sigurie dhe besohet se kishin tentuar të merrnin një rrugë më të shkurtër për t’u kthyer në shtëpi.

Ura e papërfunduar njihet si grackë vdekjeje pasi ishte dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit 2022.

Nuk është e qartë nëse sinjalistika e urës paralajmëronte për rrezikun por mbështetja e shoferëve vetëm në mjetet dixhitale ka shtuar fatkeqewsite e infrastruturës së dëmtuar, shkruan Metro.

FOTO GALERI
1/3
Inicidenti ndodhi në qytetin Bareilly në veri të Indisë të shtunën, kur vendasit gjetën makinën në bregun e lumit, me trupat e pajetë brenda

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA