Punëtori humbi jetën pas aksidentit në punë në Shkozet, arrestohen dy përgjegjësit për sigurinë në fabrikën “Pespa Alumin”

26/11/2024 14:07

Dy të arrestuar për aksidentin në punë, që ndodhi ditën e djeshme në Shkozet të Durrësit.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin D. N. që humbi jetën gjatë punës në një firmë për përpunimin e duraluminit, pasi dyshohet se u dëmtua nga një makineri, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. H., 47 vjeç, banues në Durrës dhe G. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjës për sigurinë në këtë firmë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia vendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA