‘Kemi ardhur të bëjë lojën tonë’/ Nevil Dede shpreh besimin për rezultat pozitiv në Conference League
UEFA ka zgjedhur katër arbitra shqiptarë që të vendosin drejtësi në duelin delikat të Conference League midis Luganos dhe Gent.
Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor për këtë sfidë, i cili do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj nga krahët, ndërsa i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.
Sa i përket dhomës së sistemit VAR, arbitër do të jetë italiani Marco Di Bello, i cili do të ndihmohet nga Kreshnik Barjamaj.
Të dyja skuadrat kanë grumbulluar 6 pikë në katër ndeshje dhe ndodhen në zonën e “play off”, teksa do të kërkojnë fitoren në mënyrë që të afrohen më shumë me objektivin e kualifikimit.
Top Channel