Teksa Namibia përgatitet për zgjedhjet parlamentare e presidenciale të 27 nëntorit, komisioni elektoral tha se kishte besim se vota do të ishte paqësore.
“Namibia ka bërë shumë zgjedhje paqësore prandaj edhe të 2024-s do të jenë të tilla”, tha zyrtari zgjedhor Petrus Shaama, edhe pse shumë qytetarë kanë kërkuar ndryshime dhe përmirësim te jetës së tyre.
“Duhet të ruajmë në funksion procesin demokratik dhe transparencën që më në fund të vijë drejtësia, duhet që vota të ketë peshë”, tha rezidenti vendas Bonny Tjirongo, duke nxiur njerëzit që të votojnë.
“Unë dua përmirësim, nuk dua ndryshim nëse nuk ka përmirësim, duam njerëz që të jenë seriozë, të përkushtuar në kauzën e popullit”, shtonte më tej Tjirongo, për rrjetin AFP.
Namibia është vend shkretëtire me popullsi të shpërndarë që arrin në 3 milionë banorë.
Organizata e Afrikës Jugperëndimore (SWAPO) udhëhoqi Namibinë drejt pavarësisë nga Afrika e Jugut në vitin 1990 dhe prej atëherë ka qenë forca kryesore politike në vend, por në zgjedhjet e fundit në 2019 humbi shumë terren.
Presidenti aktual, 83-vjeçari Nangolo Mbumba, erdhi në pushtet në shkurt pas vdekjes së pararendësit Hage Geingob në moshën 82 vjeçare.
Vendi ka qenë më parë kolonia e Gjermanisë, ushtria e të cilës ka kryer atë që njihet si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të.
20 vjet pas kolonizimit të territorit, ushtria gjermane vrau rreth 70,000 anëtarë të fiseve indigjene Herero e Nama peoples, të cilët u rebeluan ndaj sundimit të tyre në vitet 1904 e 1908.
Vendi e merr emrin nga Namib, që konsiderohet si shkretëtira më e vjetër në botë, e cila zgjat 1,500-kilometra përgjatë brigjeve të oqeanit Atlantik.
Top Channel