Doktorët tregojnë testin e thjeshtë për të parë nëse je ‘i dehidratuar’ (fotot)

26/11/2024 16:34

Testi i thjeshtë e tregon shpejt nëse ke pirë mjaftueshëm ujë apo nëse e ke pirë në mënyrën e duhur.

Teorikisht me këtë stil mund të ndaloni së numëruari gotat e ujit që keni pirë gjatë ditës, por vetëm bëni testin për ta parë vetë, shkruan rrjeti britanik Ladbible.

Sistemi britanik shëndetësor thotë se uji është e vetmja pije që të mban të hidratuar, pasi pijet e tjera ose ushqimet kontribuojnë vetëm pak në hidratimin e qelizave të trupit.

Dhe kur nuk marrin lëngje mjaftueshëm mund të mbetemi të dehidratuar, që është pikënisja e shumë gjendjeve të papëlqyeshme shëndetësore.

Uji gjithashtu duhet të jetë i pastër dhe të merret sa më ngadalë, që mos të hyjë e të dalë menjeherë nga sistemi trupor.

Përveç ujit, edhe qumështi dhe pijet pa sheqer të shtuar si çaji apo kafeja shtojnë hidratimin e trupit.

Për gratë shtatzëna marrja e ujit gjatë ditës është akoma më e rëndësishme, ose për çdo njeri që është sëmurë.

Një nga mënyrat e njohura për ta zbuluar këtë është metoda e Dr Myro Figura, i cili e tregon për 812,000 ndjekësit në rrjetin TikTok.

I njohur si “testi i pickimit Turgor” kjo është një mënyrë e thjeshtë për të cilën ai thotë se kryhet edhe në spitale.

Dr Figura shpjegon se kur njeriu është i dehidratuar lëkura humbet elasticitetin e saj dhe kur e kap duke e ngritur lart, nëse kthehet shpejt në formën e mëparshme mund të tregojë nivelin e lëngjeve në trupin tënd.

“Kur jemi të dehidratuar, hapësira mes qelizave tkurret, dhe kjo redukton elasticitetin e lëkurës,” thotë ai.

“Kur e pickon lëkurën dhe ajo qëndron lart, kjo tregon se je i dehidratuar.”

Ai shton se testi mund të bëhet me lëkurën e pjesës së pasme të dorës.

Nëse e ngrini lëkurën dhe ajo qëndron lart, do të thotë se duhet të pini më shumë ujë, thotë ai.

Dehidratimi i shpeshtë i trupit sjell sëmundje si infeksionet, gurët në veshkja apo probleme me to.

Ai rekomandon konsultim me doktorin ose farmacistin në rastet kur nuk arrini të mbani ujin në trupin tuaj gjatë sëmundjeve, shkruan Ladbible.

FOTO GALERI
1/2
Nëse e ngrini lëkurën dhe ajo qëndron lart, do të thotë se duhet të pini më shumë ujë, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA