Në një intervistë për ‘Exlusive’ Mevlan Shanaj ka kujtuar skenën ikonike në filmin ‘Malet me blerim mbuluar’, ku Kadri Rroshi duhet ta qëllonte atë me shuplakë.
Ai tregon se se pas çdo duble, Rroshi i fërkonte kokën. Për aktorin e madh ai tregon sesa i disiplinuar ishte gjatë xhirimeve.
-“Malet me blerim mbuluar”, sa herë e keni xhiruar pjesën e shuplakës me Kadri Rroshin
“Bëheshin disa dubla zakonisht, por ajo që ka mbajtur regjistroja është vetëm një. Ai zakonisht më fuste dy shuplaka. Sa herë që ndodhte kjo, pas çdo duble më fërkonte kokën. Kadri Roshi ka qenë një nga miqtë e mi.
E kam pasur edhe te filmi “Fletë të bardha” ka një rol fantastik atje, mënyra sesi komportohej ose si e konsideronte regjisorin Kadriu s’më ka bërë vaki, si fëmijë i bindur, kishte një displinë të jashtëzakonshme. Në xhirim ishte unikal i patreguar”-tregoi Shanaj.
Top Channel