Momentet e pabesueshme kur burri ‘rikthehet nga vdekja’ pak para se të futej në krematorium në Indi (foto-video)

25/11/2024 15:22

Në imazhe të fundit nga India sillen momenet kur një burrë ishte rikthyer nga vdekja teksa po përgatitej të futej në krematorium në Indi.

45 vjeçari Rohitash nisi të shfaqte shenja jete disa momente para se të futej në krematoriumin e qytetit Jhunjhunu, në krahinën veriperëndimore.

Imazhet tregojnë burrin e mbështjellë me batanije teksa rrethohet nga njerëz të shokuar që habiten kur ai ringjallet.

Rohitash, i cili raportohet se është shurdhmemec, kishte kaluar tre orë në ngrirje në morg, para se të niste të merrte frymë.

Ai ishte sëmurur rëndë teksa qëndronte në një strehë lokale, ku më pas doktorët e shpallën të vdekur.

Zyrtarët thanë në media se mjekët gabimisht kishin neglizhuar ekzaminimet post-mortem për të përcaktuar vdekjen e tij.

Një ambulancë u thirr më pas për të çuar në spitalin e Rajkiya Bhagëan kur ata kuptuan gabimin.

Zyrtarët thanë se pacienti jetim e shurdh-memec ishte sjellë në spital më 20 nëntor.

Doktorët kishin neglizhuar ekzaminimet e vdekjes dhe kishin plotësuar dokumentacionin për në krematorium por kur trupi ishte vendosur në turrën e druve për t’u djegur, ai ishte zgjuar, tha Chouodhary.

Rohitash ishte rikthyer më pas në spital dhe tragjikisht vdiq dy ditë më vonë, shkruajnë mediat vendase.

Policia tha se një mjek dhe tre ndihmës janë pezulluar për neglizhencën.

Në një skenar të ngjashëm vitin e kaluar një grua u gjet duke marrë frymë në qesen e mbyllur të kufomës në Iowa, SHBA.

Gruaja e moshuar ishte vendosur në qesen e kufomës nga mjekë neglizhentë dhe ishte dërguar për në krematorium, kur u zbulua që ajo po merrte frymë, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/3
Rohitash, i cili raportohet se është shurdhmemec, kishte kaluar tre orë në ngrirje në morg, para se të niste të merrte frymë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA