Masa e SPAK, reagon për “Top Story” Artan Hoxha: Në mëngjes herët na bastisën shtëpitë, pasdite na thirrën dhe na kërkuan ndjesë

25/11/2024 21:11

Pas masës së dhënë ditën e sotme nga SPAK, gazetari Artan Hoxha ka reaguar për “Top Story” në Top Channel.

Hoxha shprehet se në mëngjes herët i bastisën shtëpinë, ndërsa pasdite e thirrën dhe i kërkuan ndjesë.

“Jam ne detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te pa publikuar te SPAK, ku flitet pre politiken dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirren na kërkuan Ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës….
Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, deklaroi Artan Hoxha për Top Story.

Po ashtu ka reaguar edhe Elton Qyno, i cili thotë se nuk ka kryer asnjë krim në detyrën e tij si gazetar.

“Unë ju falënderoj shumë për mbështetjen. Sinqerisht jam habitur për një masë të tillë nga njerëz që unë kam besuar dhe i kam mbështetur fuqimisht në detyrën e tyre kundër elementeve kriminale.

Këtë gjë e di më së miri Vladimir Mara, Altin Dumani dhe e gjithë trupa e prokurorëve të SPAK dhe atyre të Republikës së Shqipërisë. Edhe njëherë faleminderit prej çdo kolegu. S’kam kryer asnjë krim në detyrën time pranë grupit Mediatik Shqiptarja.com, shkollës se gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri”, deklaroi Elton Qyno per Top Story.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA