Pas stuhisë që përfshiu një ditë më parë Durrësin dhe pasojat që shkaktoi, kushtet atmosferike kanë ndryshuar dhe lundrimet kanë rinisur mëngjesin e kësaj të shtune.

Dy tragetet e linjës Durrës-Bari që anuluan nisjen natën e kaluar kanë nisur lundrimin rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Po ashtu dhe tragetet nga Bari drejt Durrësit.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, era fryn nga veriu me shpejtësi 10 m/s, ndërsa deti ka zbutur forcën e dallgëzimit duke regjistruar një forcë prej 5 ballësh. Në mbrëmje pritet që era të fryjë nga verilindja dhe forca detare të ulet në 3 ballë duke kthyer dhe normalitetin e lundrimeve në Adriatik. Nga e diela e në vazhdim pritet që të rinisë aktiviteti dhe për anijet e peshkimit të cilat prej ditësh kanë ndërprerë gjuetinë e peshkut për shkak të motit të keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA