Premier League ka nisur javën e saj të 12-të pas pauzës së kombëtareve dhe duket se Manchester City ende nuk po e rigjen formën e saj.
“Qytetarët” e Pep Guardiolës kanë pësuar humbjen e pestë radhazi në të gjitha kompeticionet dhe e treta radhazi në kampionat, duke u mposhtur 0-4 nga Tottenham.
“Spurs” e nisën vrullshëm takimin duke gjetur dy herë rrjetën me Maddison në minutat 13’ dhe 20’, ndërkohë ishte Pedro Porro ai që shënoi dhe golin e tretë në minutën e 52’, ndërsa Johnson tundi rrjetën në minutën e 90+3’.
Kështu City vijon të jetë në vendin e dytë, me pesë pikë më pak se Liverpool, teksa kjo e fundi ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Në takimet e tjera Chelsea arriti të fitonte në transfertë përballë Leicester me rezultatin 1-2, falë golave të Nicolas Jackson dhe Enzo Fernandez, teksa për “Dhelprat” shënoi Ayew në fund të takimit me anë të një 11-metërshi.
Një fitore të rëndësishme e mori dhe Arsenali që arriti të triumfonte 3-0 në shtëpi përballë Nottingham Forest, me të dyja ekipet londineze që qëndrojnë vetëm një pikë larg City-t të Guardiolës.
Në takimet e tjera, Evertoni i Brojës barazoi pa gola me Brentford, Aston Villa barazoi 2-2 me Crystal Palace, Brighton triumfoi 1-2 në transfertë kundër Bournemouth, ndërsa Fulham u përmbys 1-4 nga Wolverhampton në shtëpi.
REZULTATET:
MANCHESTER CITY 0-4 TOTTENHAM
Maddison 13’, 20’, P. Porro 52’, Johnson 90+3’
GOLI I PARË I MADDISON (VIDEO)
GOLI I DYTË I MADDISON (VIDEO)
GOLI I PEDRO PORRO (VIDEO)
GOLI I JOHNSON (VIDEO)
LEICESTER 1-2 CHELSEA
Ayew (P) 90+5’ / Jackson 15’, Enzo 75’
ARSENAL 3-0 NOTTINGHAM FOREST
Saka 15’, Partey 52’, Nwaneri 86’
ASTON VILLA 2-2 CRYSTAL PALACE
EVERTON 0-0 BRENTFORD
BOURNEMOUTH 1-2 BRIGHTON
FULHAM 1-4 WOLVES
RENDITJA:
Top Channel