SUPERIORE/ Spektakël pa fitues në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo ndajnë pikët në një barazim me 4 gola, Vllaznia “rrëmben” tre pikët në fund

23/11/2024 19:11

Kategoria Superiore është rikthyer të luajë javën e saj të 14-të pas pauzës së Kombëtareve, me katër skuadra që zbritën në fushë mbrëmjen e së shtunës.

Skënderbeu priti në Korçë skuadrën e Dinamos në një sfidë vërtet spektakolare. Dueli nisi me ritëm tepër të lartë, me Itodo Mandelën që shënoi në minutën e 15’ dhe menjëherë iu kundërpërgjigj Cucka, i cili barazoi sfidën pas një minute.

Në minutën e 33’ ishte Rashica ai që përmbysi sfidën momentalisht, por Vila barazoi sërish në minutën e 55’, me takimin që u mbyll 2-2.

Në përballjen e luajtur në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës, ishin kuqeblutë ata që dolën me tre pikë nga “Loro Boriçi”. Në fundin e pjesës së parë Bajrami kaloi në avantazh shkodranët, teksa Nasr barazoi në minutën e 67’. Por në minutën e 89’, Gruda mendoi për të siguruar tre pikët për ekipin e tij, me rezultatin përfundimtar që shënoi 2-1 për Vllazninë.

Kështu Vllaznia merr momentalisht vendin e parë me 25 pikë, ndërsa Teuta vijon të qëndrojë në mesin e tabelës me 17 pikë. Dinamo ende ndodhet në zonën e “Final 4” me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu ende “lundron” në ujëra të trazuara, duke qëndruar në vendin e 8-të me 13 pikë.

REZULTATET:

SKËNDERBEU 2-2 DINAMO

Cucka 16’, Rashica 33’ / Mandela 15’, L. Vila 55’

VLLAZNIA 2-1 TEUTA

Bajrami 45+2’, Gruda 89’ / Nasr 67’

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA