Selena Gomez ka ndarë një histori inspiruese për përgatitjen e saj për rolin e fundit në thrillerin muzikor “Emilia Perez”, që u shfaq në Netflix më 13 nëntor.
Për të interpretuar rolin e Jessie, gruaja e një lideri karteli, aktorja dhe këngëtarja 32-vjeçare ka kaluar gjashtë muaj duke marrë mësime spanjisht, për të rigjallëruar njohuritë e saj të gjuhës që kishte humbur gjatë viteve të karrierës në Los Angeles.
Në një intervistë në emisionin ‘Fresh Air’ të NPR, Gomez shpjegoi se si u rrit duke folur spanjisht në shtëpi, por që prej moshës 7 vjeçare, kur filloi të punonte në industrinë e argëtimit, anglishtja ka dominuar jetën e saj profesionale. Ajo theksoi se me kalimin e kohës kishte humbur rrjedhshmërinë në spanjisht, një fenomen që ndodh shpesh tek shumë meksikanë amerikanë.
Megjithatë, Selena ka qenë gjithmonë e angazhuar të nderojë dhe përfaqësojë trashëgiminë e saj kulturore. Ajo e ka shprehur këtë përkushtim me projekte si albumi i saj në spanjisht dhe tani, me rolin në “Emilia Pere”.
“Kam dashur gjithmonë të bëj më shumë për të përfaqësuar kulturën time”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron të angazhohet edhe në projekte të tjera në spanjisht në të ardhmen.
Në filmin “Emilia Perez”, Selena luan rolin e Jessie, gruan e një lideri të kartelit që dëshiron të largohet nga jeta kriminale dhe të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë gruaja që ka dashur gjithmonë të jetë. Përveç se e ndihmoi të rigjente lidhjen me gjuhën spanjolle, ky rol gjithashtu i dha mundësinë të përjetonte një pasion të ri për muzikën.
Një nga këngët e filmit, “Mi Camino”, e emocionoi thellë gjatë regjistrimit, pasi ajo ndjeu se ajo këngë përfaqësonte pikërisht vendin ku ndodhej në jetën e saj.
Në këtë film, Selena është pjesë e një kasti të fuqishëm, që përfshin emra të njohur si Zoe Saldana, Karla Sofia Gascon, Edgar Ramirez dhe Adriana Paz. “Emilia Perez” është një komedi muzikore me elemente krimi, që tregon historinë e një gruaje që përpiqet të ndërrojë jetën, duke iu shmangur së kaluarës kriminale dhe duke ndjekur ëndrrën e saj për një jetë të re.
Pavarësisht se roli i saj ka marrë reagime të ndryshme nga fansat, Selena mbetet e përkushtuar në eksplorimin e mundësive të reja në karrierën e saj, duke u munduar të pasurojë përvojat dhe aftësitë e saj në mënyra të ndryshme. Me këtë projekt, ajo jo vetëm që forcoi lidhjen e saj me rrënjët kulturore, por gjithashtu tregoi angazhimin për diversitetin dhe zhvillimin personal në art.
“Emilia Perez” është një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën e Gomez, i cili thekson përkushtimin e saj për të eksploruar dhe ndarë aspekte të ndryshme të kulturës dhe muzikës, duke e bërë gjithmonë më të pasur dhe më të larmishëm angazhimin e saj profesional./ TAR
Top Channel