“Linda” e Luiza Xhuvanit, vepra e Penelope Skinner në Teatrin Kombëtar

23/11/2024 15:32

Linda Wilde ia ka kushtuar jetën ndryshimit të botës. Ajo ka fituar çmime për përpjekjet e saj, në të njëjtën kohë kur punon shumë për t’u bërë një nënë frymëzuese dhe një grua e pavarur dhe e dashur.

Në moshën 55-vjeçare, duket se i ka të gjitha, por nuk është e kënaqur. Teksa është në kulmin e saj, problemet fillojnë të mbysin.
Vepra e Penelope Skinner vjen për publikun shqiptar nën regjinë e Violeta Trebickës. Protagonistja Linda, që interpretohet nga aktorja Luiza Xhuvani, lufton për të ruajtur jetën e saj, duke përfshirë familjen dhe karrierën.

Nën interpretimin e një kasti të zgjedhur aktorësh, drama përcjell mesazhe të fortë për familjen shqiptare.

Subjekti është internacional, janë dramat familjare. Është sa angleze dhe shumë shqiptare. Kjo ishte një vepër e Luiza Xhuvanit. Personazhi kryesor mbart gjithë dramën. Nëse ajo është drejtuese e shfaqjes, shfaqja do të jetë shumë e suksesshme“, shprehet aktori Vasjan Lami.

“Vepra është e perceptuar drejt. Është e çuar në qasjen e duhur apo në kahjen e duhur. Një meritë të madhe ka protagonistja për perceptimin e veprës”, tregon aktori Alfred Trebicka.

“Ka në qendër gruan në të gjitha dimensionet e saj. Roli im është një shpërfaqje e të gjitha këtyre dimensioneve. Është roli im i preferuar“, shprehet aktorja Enisa Hysa.

Personazhi im është një romantike e pashpresë. Është në kërkim të dashurisë gjatë gjithë kohës dhe kjo e bën të gabojë, por kthehet dhe mundohet ta korrigjojë gabimin“, thotë aktorja Artemisa Kusi.

Linda shfaqet ekskluzivisht për publikun artdashës këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta