“Dërgoni raketat Ukrainës sa më shpejt”, Parlamenti Europian i bën presion Berlinit për raketat me rreze të gjatë Taurus

23/11/2024 13:00

Edhe pse njoftoi se do të nisë 4.000 dronë ushtarakë në Ukrainë, Gjermania ngurron ta zgjerojë premtimin e saj për ndihmë duke përfshirë aty edhe raketat e fuqishme Taurus.

Por Parlamenti Europian po i bën presion Berlinit ta hedhë këtë hap me arsyetimin se Ukrainës, këto sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi, i nevojiten sot më shumë se kurrë. Në një intervistë për Funke Mediengruppe, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, tha se e përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë dhe insistoi se duhet lejuar që ato të përdoren kundër shënjestrave në Rusi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, social-demokrat, ka kundërshtuar ashpër dërgimin e sistemit Taurus në Ukrainë, ndërsa partnerët e tij të koalicionit, Demokratët e Lirë dhe Të Gjelbrit, janë në favor të dërgimit të raketave në Kiev. Diskutimet për raketa janë aktualizuar në ditët e fundit pasi Shtetet e Bashkuara është raportuar t’i kenë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur raketat amerikane ATACMS për të sulmuar Rusinë. Raketat e këtij sistemi mund të sulmojnë një shënjestër deri në 300 kilometra larg, teksa sstemet gjermane Taurus mund të godasin objektivin deri në 500 kilometra largësi.

Sipas Metsolas, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka thënë me të drejtë se Ukraina nuk mund të presë pafundësisht për ndihmë efektive ushtarake, sepse në Perëndim vazhdimisht ka zgjedhje, ndërsa ukrainasit vdesin çdo ditë në luftë. “Është alarmante që Rusia po përshkallëzon luftën dhe po intensifikon sulmet me raketa, të cilat tashmë kanë shkaktuar shumë viktima”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA