Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Dojan të Tropojës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshat, rreth orës 13:40, ku 35-vjeçari Flordian Mulaj, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia thotë se drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Top Channel