Populli nomad i deteve aziatike detyrohet të vendoset në tokë për të mbijetuar (fotogaleri)

22/11/2024 18:37

Bilkuin Jimi Salih thotë se nuk e mban mend kur ka mësuar të zhytet në ujë, por këtë e bënin të gjithë burrat e familjes së tij dhe ai e kishte të lehtë ta mesonte.

Ai kujton kur notonte disa metra thellë mes koraleve për të mbledhur gjëmbacë apo kastravecë deti, për t’i shitur më pas në tregun e peshkut.

“Ky është specialiteti ynë, sepse ne jetojmë në det dhe ushqehemi me të”, thotë 20-vjecari Salih për rrjetin CNN me anë të përkthyesit.

Ai i përket popullit indigjen Bajau Laut, një komunitet me stil nomad detar jetese në Azinë juglindore që prej shekujsh jeton në barka ose shtëpi druri mbi ujë.

Populli Bajau Laut jo vetëm që mbështeten te deti po dhe janë përshtatur biologjikisht me të, ata kanë shpretka më të mëdha për të mbajtur frymën më gjatë në ujë për gjuetinë e tyre.

Prej gjeneratash këto familje kanë ndjekur ritmin e baticave duke u lutur zotëve të detit t’i mbrojnë gjatë peshkimit dhe zhytjeve.

Tradicionalisht ata marrin nga natyra vetëm sa për të mbijetuar, duke notuar nga një koral te tjetri, dhe duke lejuar që ekosistemet të rigjenerohen.

Ashtu si familje të tjera në rajonin Bajau Laut, Salih dhe familja e tij hoqën dorë nga shtëpia në barkë dhe jetojnë në shtëpi me trungje mbi ujë të cekët, të quajtura Lepa.

Por këto të fundit janë të vështira për t’u ndërtuar dhe ata nuk përballojnë dot mirëmbajtjen me të ardhurat e vogla.

Ai shton se gjithnjë e më shumë Bajau Laut po heqin dorë nga jetesa tradicionale duke u vendosur në tokë.

Por megjithë se jetojnë në rajon prej dekadash shumë Bajau Laut në Semporna nuk kanë shtetësi dhe nuk konsiderohen malajzianë.

Kjo u vështirëson atyre të marrin shërbime si rrymë elektrike apo ujë të rrjedhshëm.

Ka pak të dhëna për njerëz pa shtetësi në lindje të Maljazisë, por mediat raportojnë për 28,000 Bajau Laut që jetojnë në Sabah, 78% të të cilëve të padokumentuar.

Kjo sjell stigmatizim shoqëror dhe përjashtim dhe mosvlerësim të dijeve të tyre tradicionale, shkruan rrjeti CNN.

FOTO GALERI
5/7
“Ky është specialiteti ynë, sepse ne jetojmë në det dhe ushqehemi me të”, thotë 20-vjecari Salih

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA