Pas plagosjes me thikë të një studenti 20-vjeçar ditën e djeshme në Qytet Studenti në Tiranë, policia njofton se ësht arrestuar autori.
Në pranga ka rënë Ajdin Avjazi, 19-vjeç që banon në Kamëz, ndërsa është proceduar penalisht edhe një 52-vjeçar që i ka shitur atij thikën me të cilën plagosi 20-vjeçarin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”-njoftoi policia.
Top Channel