Moti i keq ka përfshirë vendin tonë këtë të premte, ndërsa reshjet e stuhitë e forta të erës kanë shkaktuar edhe rrëzim të pemëve apo dëme të tjera.
Policia e shtetit apelon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, për kujdes të shtuar.
“Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për: Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës.
Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit; Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore; Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit; Mos kryeni parakalime të gabuara.
Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore. Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin”, njofton policia.
Top Channel