Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjeçarit që dyshohet se vrau Martin Canin, u pikasën nga një qytetar

22/11/2024 21:14

Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjçarit që dyshohet se vrau Martin Canin.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha konfirmon se çanta dhe thika janë gjetur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, në afërsi të Gjykatës së Apelit, afër rrugës së Elbasanit.

“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njoftoi policia.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku autori i dyshuar dhe viktima studionin.

I mituri që dyshohet se ka kryer krimin është njohur sot me masën e arrestit me burg, pas një seance në ambientet e spitalit ku ai po trajtohet, pasi ka mbetur i lënduar në dorë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA