Një shqiptar i dyshuar si i përfshirë në një grup të krimit të organizuar të kontrabandës me njerëz që sillte njerëz nga Franca dhe Belgjika është kthyer në Britani të Madhe pasi është arratisur.
Oficerët arrestuan Arsen Fecin, 46 vjeç, në aeroportin Heathroë ditën e djeshme. Feci ishte arrestuar në Spanjë në gusht 2024 pasi u arratis nga Britania në mars 2023 kur u lirua me kusht nga gjykata.
Ai u paraqit para Gjykatës së Kurorës së Nottinghamit këtë mëngjes, i akuzuar se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm për në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.
Hetuesit besojnë se Feci ishte i përfshirë në blerjen e pajisjeve dhe sigurimin e njerëzve për të ‘organizuar’ kalimet nga Franca dhe Belgjika në Britani.
Atij i është caktuar masa e paraburgimit dhe më pas do të paraqitet në të njëjtën gjykatë më 16 janar 2025.
Derek Evans, komandanti i degës së NCA, tha: “Arsen Feci u largua nga Britania e Madhe pasi u akuzua për përfshirjen e tij të supozuar në një bandë kontrabande njerëzish që sillte njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla. Ne besojmë se roli i tij në grup ishte të siguronte pajisje dhe njerëz për të siguruar që kalimet të ishin të suksesshme. Falë policisë spanjolle, Feci tani është arrestuar dhe është kthyer në MB.”
Top Channel