Inside Story/ Stafe të paafta dhe kanalizim i fondeve te investimet korruptive, pse bllokohen projektet sociale të bashkive

20/11/2024 21:36

Bashkive, iu nevojiten ekspertë të trajnuar për të hartuar projekte cilësore.

Por, me sa duket interesi kryesor janë projektet infrastrukturore. Ato që sigurojnë ryshfete të mëdha dhe jo vuajtjet si ato të Marias që treguam pak më lart, apo hallexhinjve të tjerë që do të zbulojmë në vijim.

Ka rezultuar se sërish kanë mungesë në burime njerëzore, në aftësi dhe kapacitete. Vihet re një nivel jo i mirë i aftësive profesionale i kapacetiteve njerëzore të bashkive në aspektet e absorvimit apo të thithjes së fondeve nga burime të ndryshme’ u shpreh Agron Haxhimali, drejtor ‘Instituti i Bashkive’

Në Shqipëri ofrohen 493 shërbime sociale, publike, jo publike dhe të formës së përzier. Sistemi i mbrojtjes sociale të zgjeruar përbëhet nga përfitimet e sigurimeve sociale me bazë kontributet dhe shërbimet dhe ndihmën shoqërore të financuara nga taksat. Zhvillimi i këtij sistemi është mbështetur nga ratifikimi i Konventës së Standardeve Minimale të Sigurimit Social. Tabela e mëposhtme paraqet shërbimet që do të duhej të ofroheshin por në fakt nuk ofrohen.

Nëse do analizohen shërbimet sociale sipas kategorisë dhe sipas kriterit të “Shërbimeve sipas grupeve përfituese” tregon se:
– në 90% të bashkive mungojnë shërbimet për të rinj të përjashtuar, për viktimat e trafikimit si edhe të rinjtë në konflikt me ligjin.
– 80% nuk kanë shërbime për minoritetet etnike, Romë dhe Egjiptiane
– 77% nuk kanë shërbime për të rritur me Aftësi të Kufizuara, ndërsa 30% nuk ofrojnë shërbime as për fëmijët me Aftësi të kufizuara
– 60% nuk kanë shërbime për të moshuar
– dhe 50% nuk kanë shërbime për fëmijë jashtë kujdesit prindëror

Në këtë panoramë të mungesës së shërbimeve bëhet edhe me qartë nevoja e bashkive për të tërhequr fonde nga qeveria qendrore por edhe nga organizata të tjera të cilat i ofrojnë këto mundësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA