Çfarë sulmi ajror do të ndodhë në Kiev? Pas SHBA-së, edhe Spanja mbyll ambasadën në Ukrainë, zbulohet e-maili

20/11/2024 12:07

Pas mbylljes së përkohshme të ambasadës amerikane në Kiev, Spanja ka njoftuar se do të mbyllë ambasadën e saj për shkak të një “sulmi të mundshëm të madh ajror” në kryeqytet.

Ambasada spanjolle njoftoi se nuk do të ofrojë shërbime gjatë ditës për shkak të “rritjes së rrezikut të sulmeve ajrore në të gjithë Ukrainën”, raporton agjencia e lajmeve Efe.

Mediat raportojnë se në një email të dërguar rezidentëve spanjollë në vend, ambasada rekomandon që ata “të marrin masa ekstreme sigurie, të ndjekin të gjitha rekomandimet e autoriteteve lokale dhe të jenë gjithmonë të informuar për vendndodhjen e strehimoreve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA