26/12 07:39
Pak para nisjes së ndeshjes së Shqipërisë me Ukrainën, Tifozët Kuqezi kanë mbajtur një minutë heshtje si homazh për 14-vjeçarin Martin Cani, pasioni i të cili ishte futbolli, por ëndrrat iu prenë në gjysëm.
“Vrasja s’është pasion, futbolli po! Pusho në paqe Martin”, shkruhet në një banderolë të madhe për vogëlushin që humbi jetën tragjikisht dje, pas një goditje me thikë në zemër.
Martini shpresonte që një ditë të bëhej futbollist. Ai stërvitej me klubin e Dinamo U-15, ndërsa trajneri i ekipit e përshkroi atë si “humoristi i ekipit”.
I mituri u plagos disa herë me thikë pak metra larg ambienteve të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, por edhe pse u transportua në spital, nuk mundi dot të mbijetonte.
Top Channel