24/12 22:50
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi iu është drejtuar ditën e djeshme dyerve të gjykatës në Tiranë, ku ka paditur ish-bashkëshortin e saj.
Sipas Maliqit, ish-bashkëshorti Gent Prizreni nuk i ka paguar detyrimet ekonomike fëmijës së tyre.
Ajo është parë në ambientet e Gjykatës së Tiranës shoqëruar nga avokati i saj, por nuk reagoi lidhur me këtë lëvizje të saj.
Ndërkohë, Gent Prizreni, i është përgjigjur menjëherë publikisht këngëtares, duke publikuar faturat që sipas tij i ka depozituar në llogarinë e Jonida Maliqit.
Top Channel