Daku rikthehet në skuadër, ndryshon lista për ndeshjen me Ukrainën/ Ja katër lojtarët që do ta ndjekin takimin nga tribuna

19/11/2024 17:56

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve përballë Ukrainës, aty ku do të mësojë dhe fatin e saj në këtë kompeticion.

Sylvinho duket se e ka ndryshuar sërish listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këtë takim.

Feta Fetai dhe Simon Simoni sërish do të jenë në tribunën e “Arena Kombëtares”, duke mos u zgjedhur sërish, njësoj si në sfidën me Çekinë. Nga ana tjetër, të dyve atyre do t’u bashkohen dhe Andi Hadroj me Adrian Bajramin.

Në vend të këtyre dy të fundit, Sylvinho ka grumbulluar Dakun, i cili është i gatshëm pasi përfundoi dënimin për shkak të kartonëve dhe mbrojtësin Jon Mersinaj.

Sfida do të fillojë në orën 20:45, me Shqipërinë që do të futet në fushën e “Arenës Kombëtare” për fitore, duke shpresuar që ta mbyllë grupin në vendin e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA