Netflix trondit abonentët/ Largohet nga platforma “Shrek”, “Despicable Me” dhe dhjetëra filma të dashur për shikuesit
Dëshmi të tjera, që kanë shokuar opinionin publik kanë dalë kundër artistit amerikan Sean Combs, njohur me emrin e artit P Diddy.
Ish-producenti i muzikës Hip Hop, Marion Suge Knight ka thënë nga burgu, ku është aktualisht se P Diddy ka abuzuar seksualisht edhe me Justin Bieber.
LEXO EDHE: Justin Bieber i tronditur dhe jo në gjendje të mirë mendore nga akuzat ndaj ish-mentorit të tij, P.Diddy?
Në intervistën e tij dhënë për mediat amerikane, Knight ka thënë se kjo është e vërtetë, duke qenë se deri tashmë shumë thashetheme ishin shpërndarë. “Ajo që P Diddy ka bërë me Justin Bieber është gjë e neveritshme. Ai e dërgonte Bieberin në udhëtime romantike me miq e ortakë të tij dhe ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Bieber vinte nga një familje e varfër, por kishte talent tepër të madh dhe me pak fat mund të kthehej në një Michael Jackson”, ka deklaruar Knight.
P Diddy ka qenë mentori i Justin Bieber, që kur ky i fundit ishte i vogël dhe kishte fillesat në tregun muzikor. P Diddy akuzohet se në festat e tij private janë kryer një sërë krimesh seksuale./TAR
Top Channel