Mbyllet panairi i librit! Interes i shtuar i lexuesve, organizatorët bëjnë bilancin: Janë shitur shumë libra

17/11/2024 21:09

 Këtë vit vizitorët e panairit treguan interes të lartë për librin. Ndjesia që të jep shfletimi i një libri dhe emocioni që përcjell, nuk mund të zëvendësohen nga ekrani i vogël i celularit apo iPad-it.

“Mua më duket se jemi në një interes të shtuar të audiencave. Vë re që nuk dallim të madh midis të interesuarve meshkuj e femra. Shoh të rinj që vijnë në Panair dhe kjo më bën përshtypje. Dhe nuk janë vetëm me një fizionomi të një pune intelektuale, por i shikoj të të gjitha shtresave”, shprehet Artan Fuga.

Akademiku Artan Fuga evidenton interesin e shtuar të të rinjve për librin.

“Mund të shihet me optimizëm marrëdhënia e lexuesit me librin sepse shoh që prindërit përpiqen të sjellin fëmijët e të gjitha moshave, deri te adoleshencë”, tha Fuga.

Por, sfidë e letërsisë mbetet krijimi i më shumë veprave nga autorë shqiptarë.

“Mungojnë shumë autorët shqiptarë. Romani shqiptar, gjini të ndryshme si drama, poezia vuan, eseistika. Dominojnë përkthimet. Na mungojnë revistat letrare, kritika letrare”, tha Fuga për Top Channel.

Këtë të diel, në mbyllje të Panairit të 27-të të librit, pas pesë ditëve me dhjetëra aktivitete dhe promovime librash, organizatorët nisin bilancin për botimet e shitura.

“Janë shitur shumë libra, por të shikosh në të gjitha stendat e shtëpive botuese ka lexues pa fund që kërkojnë libra dhe të gjithë janë me të dyja duart e mbushura me libra”, shprheet Petrit Ymeri.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA