Në episodin e sotëm të “Pa Filtra” ka ndodhur diçka e pazakontë.
Igli u shfaq papritur në studio me pretendimin se pasi Erjola Doçi doli nga shtëpia e BBV disa muaj më parë, ra dakord me Iglin për t’i reklamuar biznesmin me një shifër prej 14 mijë eurosh, 6 mijë prej të cilave i ka marrë parapagim për reklamin në Instagram.
Sipas pretendimit të Iglit, Erjola pasi mori gati gjysmën e pagesës nuk i hapi më telefonin. Françeska Murati e cila është po ashtu opioniste në këtë program i është kundërvënë Erjola Doçit duke i besuar akuzuesit.
“Një vajzë 26-vjeçe me Range Rover dhe kremëra mijëra euro, s’më del llogaria ku i gjen lekët. A ke turp? A ke ftyr”- u shpreh Françeska, koment i cili detyroi Erjolën të braktisi studion:
Top Channel