Tenisti profesionist amerikan gjobitet $120,000 për ofendime të vazhdueshme ndaj arbitrit (fotot)

16/11/2024 18:02

Frances Tiafoe është gjobitur 120,000 dollarë për një debat të mbushur me ofendime ndaj arbitrit të ndeshjes së tij në kampionatin e muajit të kaluar në Shanghai.

Federata botërore e tenisit njoftonte dje gjobën e vendosur për Tiafoe, i cili më vonë kishte kërkuar ndjesë për veprimet e tij, duke argumentuar se ai gjobitej $60,000 për sjellje të rëndë, si dhe $60,000 për abuzimin verbal.

Incidenti ndodhi muajin që shkoi gjatë ndeshjes ku Tiafoe humbi ndaj tenistit rus Roman Safiullin.

Amerikani ishte mërzitur kur iu dha faull për shërbimin e tij në topin e setit final me rezultat  5-5.

“Jo, jo, jo … unë e hodha topin, jam gati të shërbej, nuk mund ta bësh këtë,” dëgjohej që ankohej Tiafoe ndaj arbitrit Jimmy Pinoargote.

Tiafoe rrjedhimisht humbi pikën dhe ndeshjen, ndërsa teksa dy sportistët shtrënguan dorën, 26 vjeçari drjetoi zemërimin e tij ndaj arbitrit me një seri sharjesh, teksa spektatorët shiheshin që qeshnin.

Më vonë tenisti renditur i 18-ti në botë kërkoi ndjesë në rrjetet sociale.

“Unë nuk i trajtoj njerëzit kështu, nxehtësia e momentit mori kontrollin dhe jam i zhgënjyer si e trajtova situatën,” shkruante Tiafoe në Instagram.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA