Si pritet të ndryshojë ‘dietën e keqe’ të Trump i emëruari i shëndetësisë RF.Kennedy Jr. (fotot)

15/11/2024 21:56

Presidenti zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka shfaqur shpesh preferencën e tij për ushqimet e shpejta e të pavlera të ‘traditës amerikane’, por i zgjedhuri i tij i fundit për shëndetësinë Robert F.Kennedy Jr., nuk ka hezituar ta kritikojë për dietën e ushqimeve që promovon.

“Ato që ha ai janë … gjëra të këqija”, tha të hënën në një transmetim në rrjet Robert F. Kennedy Jr. pas zgjedhjes si drejtues i ardhshëm i shëndetësisë së SHBA.

“Ushqimet e fushatës janë gjithmonë të këqija, ushqimet që të japin në avionin e tij janë si helmi,” thotë 70-vjeçari Kennedy, duke iu referuar udhëtimit me avionin privat të presidentit të ri, Trump Force One.

“Aty duhet të zgjedhësh mes — nuk zgjedh dot asgjë, ose të japin KFC ose McDonalds. Ka shumë pak gjëra që mund të konsideroj të ngrënshme”.

RFK Jr. tashmë insiston se nuk do të ndalojë ushqimet e shpejta  pasi “janë pjesë e kulturës amerikane”, por ka bërë thirrje për eliminimin e disa ingredientëve toksikë prezervues që përdoren në to.

Pinjolli i familjes së njohur presidenciale Kennedy, i cili bën gjithashtu fushatë kundër vaksinave të të gjitha llojeve, kërkon të eliminojë patatet e skuqura të rrjeteve McDonald’s e të tjera si ato, prej ingredientëve kimikë që kanë shkaktuar pandeminë e obesitetit dhe sëmundjeve kronike në SHBA.

70-vjecari zotëron një fizik të stërvitur me muskuj barku, ndërsa thotë se do të të gjitha ushqimet me vajra të përpunuar farash industriale.

Vajrat industrialë përfshijnë ‘canola’, vajin e sojës , dhe vajin e hidrogjenuar të sojës, që përdoren nga kompanitë fast-food.

RFK Jr. thotë se njerëzit duhet të rikthehen te tradita e gatimit me dhjamë dhe jo me vaj farash.

“Yndyrnat të bëjnë mirë se trupi ka nevojë për to”, tha më herët Kennedy në rrjetin Fox News teksa shtonte se vajrat e farave janë “një nga ingredientët më të dëmshëm në ushqim”, por çuditërisht marrin subvencione nga qeveria edhe pse shkaktojnë inflamacion në të gjithë trupin.

Në lidhje me ngjyrosësit e ushqimit RFK Jr. ka thënë se ngjyrat artificiale janë “ushqim për mbeturina” dhe ka bërë lidhjen mes tyre dhe shkurtimit të jetëgjatësisë në SHBA, në krahasim me vende të tjera si Kanadaja, Gjermania e Japonia.

Në lidhje me një nga pijet e preferuara të Trump, ‘Diet Coke’, Kennedy ka përmendur ngjyrosësin artificial të prodhuar nga përpunimi i karbohidrateve dhe kimikateve me bazë amoniaku.

“Nëse shikon industrinë e ushqimit në vendin tonë, është e gjitha ngjyrosës kimikë,” ka thënë Kennedy në një transmetim në rrjet me Steve Gruber në shtator. “E verdha, bluja, e kuqja janë të gjitha helme që akumulohen në trup.

Ndërsa në lidhje me ujin, Kennedy thotë se nuk dëshiron që Trump të pijë ujë me florur natriumi që përdoret në rrjet për “dezinfektim”, madje kërkon largimin e menjëhershëm të kimikatit nga rrjeti dhe nga produkte të tjera si pasta e dhëmbëve.

“Shtëpia e Bardhë me Trump do të këshillojë të gjithë rrjetet e shpërndarjes në SHBA për heqjen e florurit nga uji publik,” shkruante Kennedy në një postim para zgjedhjeve, duke pretenduar efekte negative në shëndet, përkundër asaj që mbrojnë aktualisht ekspertët e qeverisë te cilët thonë se “mbron dhembët nga kavitetet”, shkruan New York Post.

FOTO GALERI
1/4
Presidenti zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka shfaqur shpesh preferencën e tij për ushqimet e shpejta e të pavlera të ‘traditës amerikane’, por i zgjedhuri i tij i fundit për shëndetësinë Robert F.Kennedy Jr., nuk ka hezituar ta kritikojë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA