Fermerët francezë shkarkojnë pleh te zyrat e taksave në protestë ndaj importeve të lira (fotot)

15/11/2024 19:03

Fermerët në jug të Francës protestuan sot duke shkarkuar pleh organik në hyrjet e zyrave të taksave, kundër një marrëveshjeje tregtare mes BE dhe grupit bujqësor të Amerikës Latine, Mercosur, të cilën konsideronin si konkurrencë të padrejtë dhe presion për t’i nxjerrë nga biznesi.

Fermerët e zemëruar nga masat e njëpasnjëshme kufizuese të qeverisë hodhën mbetjet me traktorë në zyrat e taksave në Tarascon dhe bllokuan hyrjen e zyrave në Châteaurenard në protestë ndaj marrëveshjes së propozuar tregtare mes BE dhe vendeve të Mercosur.

Në Tarascon, rreth tridhjetë fermerë që erdhën herët në mëngjes me traktorë në zyrat e taksave, pllakata e së cilës ishte mbuluar në mënyrë ironike me flamurin brazilian.

“Mobilizimi ynë është për të shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjes së BE me prodhuesit e Mercosur dhe kundër samitit të G20 që po mbahet në Brazil. Marrëveshja kërkon të sjellë në Francë prodhime që janë ndaluar në Evropë prej vitesh, prej përmbajtjeve të kimikateve,” tha Romain Blanchard, kreu i sindikatës së Bouches-du-Rhône. “Zyrtarët duan të na japin të hamë plehrat e tyre, kështu që po u japim plehun tonë!”, tha fermeri për rrjetin vendas AFP.

Zyrtarët në Francë e kanë kundërshtuar në dukje marrëveshjen për Bashkimi Evropian duket i vendosur ta bëjë realitet marrjen e produkteve bujqësore nga vendet latine të Mercosur (Brazili, Argjentina, Paraguai, Uruguai) deri në fund të këtij viti.

Rreth 20 km larg në Châteaurenard, fermerët bllokuan hyrjen publike të zyrave të taksave me blloqe dhe çimento, para se të hidhnin plehun para ndërtesës, shkruan rrjeti AFP.

Rreth një vit pas protestës së gjerë të fermerëve francezë që zgjati disa javë, sindikatat e bujqësisë vazhdojnë të denoncojnë burokratët vendas kushte të rënda pune dhe tregtie, si dhe për mohim të premtimeve për mbështetje. /AFP/

FOTO GALERI
3/5
Zyrtarët në Francë e kanë kundërshtuar në dukje marrëveshjen për Bashkimi Evropian duket i vendosur ta bëjë realitet marrjen e produkteve bujqësore nga vendet latine të Mercosur (Brazili, Argjentina, Paraguai, Uruguai)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA