“Po përmbush një mision si amanet”, Edlira Çepani i rikthehet angazhimeve profesionale pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit: Përpjekje e mundimshme…

14/11/2024 13:34

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani i është rikthyer punës dhe aktivitetve pas humbjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdanit.

Ajo ka udhëtuar drejt qytetit Chisinau të Moldavisë, për të “përmbushur një mision si amanet”, shprehet ajo në një postim në rrjete sociale, ndërsa ka ndarë disa foto nga takimi me disa të rinj nga Europa Lindore që ajo tregon se biseduan se si ishin të aftë të të përballonin fatkeqësitë, si luftërat.

“Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë”, ka shkruar Çepani.

Gerti Bogdani u nda nga jeta paraditen e 18 shtatorit teksa ndodhej në ambientet e një hoteli në kryeqytet, nën shoqërinë e kolegëve dhe miqve të tij, gati për të marrë pjesë një takim zyrtar. Fatkeqësisht, 44-vjeçari pësoi një goditje të papritur në zemër. Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA