25/12 01:14
Brenda pak ditësh ndryshon jeta dhe karriara e gjyqtarit anglez.
Në harkun kohor të dy ditëve, jeta profesionale e arbitrit anglez David Coote pësoi një tronditje të thellë profesionale që duket se është e pariparueshme.
Pasi u pezullua nga PGMOL (Professional Game Match Officials Limited), institucion përgjegjës për arbitrimin anglez, pas publikimit të një videoje ku ai ofendonte Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin, gjyqtari 42-vjeçar është përfshirë në një polemikë të re.
Gazeta “Sun” publikoi një video të re, që mendohet se është filmuar një ditë pasi ishte në sistemin VAR në ndeshjen Spanjë-Gjermani në Euro 2024, në të cilën Coote shfaqet duke thithur një pluhur të bardhë, që nuk mund të identifikohet.
Top Channel