U bë “avokatja” e të burgosurave, Elsa Lila flet për periudhën në burg në Itali: Ishim vetëm dy shqiptare! Gardianet ishin…

13/11/2024 20:41

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, “Mirë se vini në Rebibbia”.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo, Lila rrëfeu më shumë detaje rreth eksperiencës së saj në burg dhe rreth librit të saj, ku përshkruan disa nga personazhet.

Gjatë qëndrimit të saj në burg, Lila u bë “avokatja” e të burgosurave të tjera, pasi i ndihmonte që të shkruanin letra për gjykatat, apo edhe numëronte saktë ditët që atyre u kishin mbetur për të shlyer.

Pjesë nga intervista në studio:

A kishte njerëz që të njihnin në burg? Kishte shqiptare?

Elsa Lila: E vetmja vajzë shqiptare është Majla, por është rritur në Itali. Ishim vetëm dy shqiptare në të gjithë burgun. Si e përjetova unë? Si të duket vetja në izolim? Të duket vetja sikur përjeton një teatër të absurdit. E kam shprehur që më dukej vetja në rolin e një aktoreje që duhet të luaja rolin e një të burgosure. Gardianet… me dy prej të cilat u miqësova, ishin shumë humane, janë personazhe të librit. S’i kam takuar më, por uroj t’i takoj në rrugët e Romës. Më dukej sikur të gjithë luanin nga një rol aty brenda. Atje kishte karaktere të veçanta. Një libër s’më mjafton t’i tregoj të gjitha.

Profile të jashtëzakonshme që unë jam munduar t’i portretizoj, disa s’kam mundur dot. Atje kishte një autodrejtësi dhe autoselektim. Në varësi të krimit që kishe bërë, ti trajtoheshe nga të burgosurat. Në rastin tim, isha shumë e mirëpritur. Ato kishin probleme me pedofilinë, vrasjen dhe dhunën ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Këto ishin hierarkitë.

Si ia dole ti?

Elsa Lila: Një nga pikat e mia të forta ishte kultura. Shumë nga vajzat shkonin në shkollë. Shumica nuk kishin mbaruar klasën e pestë fillore. Ato vinin në qelinë time, pasi u hap fjala që dija shkrim dhe këndim. Krijova një rrjet dashamirësesh. Atje kishte nevojë për shkrim të letrave, shkresave për gjykatat. Më shumë se “avokatja” unë i ndihmoja të shkruan shkresa, pasi ato nuk dinin të shkruanin mirë. Një gjë tjetër që beja unë është që dija të numëroja ditët e mbetura të burgut.

Pas daljes gjete forcën për të gjetur veten… shkruajte libër…

Elsa Lila: Librin e kam shkuar në një periudhë rekord. Për 2 muaj e gjysmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA