‘Lufta e ftohtë’ mes aktorëve Jul Deda dhe Ermal Mamaqi vijon ende në rrjete sociale.
Jul Deda ironizoi në mënyrë indirekte trajnimet dhe videot motivuese të ish-kolegut të tij në një video të bërë disa muaj më parë.
Ai ironizoi personazhet që ndesh në rrjetet sociale, e që krijojnë trajnime e video motivuese, duke u shprehur se këta lloj njerëzish po ia shpifin dhe se janë shtuar shumë ditët e sotme.
“Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë”, thotë Juli.
Por, kjo deklaratë është konsideruar një thumb për ish-kolegun e tij Ermal Mamaqin, i cili prej kohësh zhvillon trajnime e konferenca për zhvillimin personal. Aktori është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan video motivuese e këshilluese për ndjekësit e tij.
“Njerëzit paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollarë e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e kanë brenda vetes”.
“Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes”, shprehet Juli.
Reagimi i Jul Dedës: Unë nuk e di se çfarë mendimi keni ju, por mua po ma shpifin. Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë.
Janë shtuar shumë këta mentorët që na tregojnë neve se e kemi brenda vetes, por se kemi gjetur e na duhen këta të zbulojmë. E për këtë shkojnë njerëzit atje, futen nëpër këto sektizmat, paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollar e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e ke brenda vetes.
Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes, por këta, këta që vijnë e rrinë nëpër dhoma të mbyllura mbledhin njerëz e mendojnë për gjëra të bukura, largojnë negativitetin…
Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet.
Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e Dedës.
Në një video në rrjetet sociale, ndërsa mbante një puro në duar, Ermal Mamaqi shprehet se mesazhet e tij në mënyrë indirekte për personazhet në përgjithësi janë pikërisht për të.
“Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak. Ndoshta pas kësaj videoje do jemi përsëri miq, ose do jemi përsëri të mërzitur. Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse, se për të dytën herë ti poston video që flet “në përgjithësi”, por që duket që janë për trajnimet që bëj unë dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu”, thotë Mamaqi.
Sipas Ermalit, Jul Deda është mërzitur me Ermalin pas një mesazhi në BBV, kur Juli ishte konkurrent.
Por, sipas aktorit mesazhin në BBV nuk e ka nisur ai, ndërsa thotë se për këtë situatë ka bërë dhe një video sqaruese.
“Ndërsa ti me të drejtë je mërzitur me mua, se në BBV erdhi një mesazh që dukej sikur fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin dhe për më tepër kishte emrin tim. As nuk e kisha idenë, isha në majë të Neë York-ut dhe pash që vinin mesazhe në telefonin tim, dhe thash me vetë “Hej zoti i madh”. Menjëherë pas asaj videoje në BBV, bëra unë një video sqaruese dhe mesazhi i asaj videoje ishte që nuk isha unë dhe betohem për jetën time që nuk e kam bërë unë atë mesazh, se po ta kisha bërë unë, do thoja “po unë e bëra, bëm një gallatë, etj”. Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove”, tha Ermali.
Më tej ai ftoi Julin të marrë pjesë në trajnimet e tij duke thënë: Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë.
Deklarata e plotë e Ermal Mamaqit: Kam marr shumë mesazhe miq, që Jul Deda, siç thoni ju më përbuz, më shan trajnimet që bëj unë, ose videot që hedh unë. I pash dhe unë. E bëjë këtë videon për ty Jul se të vlerësoj, dhe më vjen mirë që je rritur në karrierë, ke marrë këtë pozicion që ke marrë tani dhe e bën shumë mirë, më pëlqen. Të vlerësoj Jul se dikur kemi qenë shok të ngushtë, kem ndejt gjithë ditën bashkë.
Siç edhe ti e di, ka disa vite që nuk flasim bashkë, ose shumë pak. Ndoshta pas kësaj videoje do jemi përsëri miq, ose do jemi përsëri të mërzitur. Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse, se për të dytën herë ti poston video që flet “në përgjithësi”, por që duket që janë për trajnimet që bëj unë dhe nuk jam i vetmi që e mendoj kështu. Po të shohësh komentet e ndjekësve të tu, disa prej tyre dhe me fjale fyese kundrejt meje do kuptoj që dhe ata e mendojnë ashtu.
Ndërsa ti me të drejtë je mërzitur me mua, se në BBV erdhi një mesazh që dukej sikur fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin dhe për më tepër kishte emrin tim. As nuk e kisha idenë, isha në majë të Neë York-ut dhe pash që vinin mesazhe në telefonin tim, dhe thash me vetë “Hej zoti i madh”. Menjëherë pas asaj videoje në BBV, bëra unë një video sqaruese dhe mesazhi i asaj videoje ishte që nuk isha unë dhe betohem për jetën time që nuk e kam bërë unë atë mesazh, se po ta kisha bërë unë, do thoja “po unë e bëra, bëm një gallatë, etj”.
Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove. I kishe të gjitha mundësitë që të hetoje, të pyesje dikë aty në Top Channel, qoftë edhe mua vetë të më merrje në telefon për ta vërtetuan nëse kam qenë ose jo unë, por ti vendose të besosh që jam unë ai e ka çuar mesazhin, edhe pse e di shumë mirë që detyra e produksionit është të krijojë sa më shumë provokime për banorët.
Tani kthehem te trajnimet e motivimit dhe rritjes personale dhe të biznesit, sepse kjo është ajo që bëj unë. Jul dhe të gjithë ju qe mendoni si Juli, nuk e kuptoj këtë mllefin që keni për trajnimet e motivimit, aty mësojmë si të bëhemi më të mirë. Njerëzit më të fuqishëm në bot meditojnë, nuk e kuptoj se çfarë problemi ka me këtë. E kuptoj që nuk ke shumë informacion për këtë gjënë dhe të duken si mashtrime, na fakt janë trajnime kur takohen njerëz që duan të shkojnë më lart.
Jul të ftoj të vish në trajnimin e radhës, ke për të qesh shumë aty, dhe do kuptosh që nuk është një sekt, por teknika që përdoren në psikologjinë moderne, nuk është se i marrim kanotjeret dhe ua këndojmë njerëzve aty. Ka funksionuar për mua, mundet edhe për ty. Jam gati të vëmë bast, nëse trajnimi është siç thua ti, nuk të pëlqen, unë betohem para të gjithëve që do dal nudo te sheshi Skënderbej! Ama, nëse të pëlqen dhe do jesh i sinqertë kur ta thuash, atëherë do paguash një drekë, për mua për ty dhe për Gent Zenelin, si dikur, se ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH të vjetër. Vendos Jul, po pres unë.
Por disa orë më pas ka ardhur edhe reagimi nga Deda, ku thotë: Mirëmbrëma Ermal Mamaqi, të them të drejtën ma dërguan videon që kishe bërë për mua dhe e pashë me shumë seriozitet dhe me shumë kujdes dhe me thënë të drejtën, më ka pëlqy shumë, jam kënaq pa fund. Një ideo e realizuar në mënyrën më perfekte të mundshme. Montazhi i shkëlqyer, fjalët e gjetura, je treguar shumë i kujdesshëm.
Videot e futura brenda në video, nga një anë qesha me lot, por nga një anë edhe u preka, më kujtove disa momente të suksesshme kur ishim të tre. Doja të të kërkoja ndjesë sepse unë nuk mund të bëj një video aq të ndërlikuar, kjo e imja do të jetë më modeste, kështu që të lutem ma mirëprit sepse kam dëshirë të të kthej përgjigje vetëm për disa momente që për mua janë thelbësore për reagimin tënd. E ç’rëndësi ka me kë e kam unë se ti e di unë e kam në përgjithësi e di ti, por mund ta kem edhe me ty. Ermal të lutem dil në temë ku e ke hallin tamam?
Top Channel