Pas denoncimit të dhunës për gratë e dhunuara nis një tjetër kalavar, ai i riintegrimit. Organizata që ka strehuar Mirën po përpiqet të gjejë një zgjidhje afatgjatë, por askush nuk di të thotë se çfarë do të ndodhë me të.
Gjithçka varet nëse do të mund të gjendet një strehë dhe një punë për të.
‘Institucionet duhet të merren më shumë me gratë e vajzat e dhunuara për të gjetur një vend pune, për t’i strehuar. Streha është kryesorja, unë i bëra të gjitha që të mos i bie në dorë as Bashkisë, as vëllait, as motrës ishte e pamundur’ u shpreh gruaja e dhunuar.
‘Po të mos të ishte kjo qendër nuk e di se ku do të isha, rrugëve, e pambrojtur ndoshta ndonjë vendim që larg qoftë një situatë të vështirë’ u shpreh gruaja e dhunuar
‘Nëse gruaja nuk kërkon urdhër mbrojtje, edhe pse ajo referohet por gruaja tërhiqet nga urdhri i mbrojtjes për arsye ekonomike, të traditës, ndikimit gruaja vazhdon të jetojë me mjedisin. Atëherë këtu diçka nuk shkoi. Në momentin që ajo njoftoi kush nuk e bëri punën siç duhet’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.
Ligji për dhunë ndaj grave përcakton disa politika sociale për integrimin e tyre. Një rast që të rintegrohet patjetër që i duhet ofruar punësim, strehim, mbështetje psikologjike, mbështetje me paketa ushqimore. Por organizatat e grave, thonë se ky rezulton të jetë një proces i vështirë.
‘Këtu futen organizatat që krahas së paketës bazë, që do të thotë shërbim social falas, me shërbim ligjor, akomodim në strehëzat e emergjencës, dhe më tej akomodimi më afatgjata duhet të shtohen
edhe shërbimi siç janë marrja e banesave me qira dhe pagesa për disa muaj deri sa të aftësohen vetë’ u shpreh Ines Xhelili, aktiviste.
Top Channel