Që nga vitit 2006, kur u miratua ligji për parandalimin e dhunës në familje, mbi 33 mijë gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat.
611 persona janë arrestuar për dhunë në familje. Që nga viti 2010, në Shqipëri janë vrarë 159 gra, që përbën një shifër të frikshme.
Pajisja me urdhër mbrojtje e fut një grua në sistemin e referimit, në mënyrë që ajo të përfitojë mbështetje. Marta që nuk ka ndjekur këtë rrugë, për shkak të mosbesimit, rropatet ta sigurojë vetë gjithçka. Qiranë e shtëpisë, kujdesin ndaj fëmijëve, plotësimin e nevojave të tyre, shpeshherë me koston që të nesërmen të mos ketë asnjë lek në xhep.
‘Librat ende s’ua kam plotësuar por ditëlindjet gjithmonë ua festoj. E nis ditën e nesërme pa lekë por nuk më intereson’ u shpreh Rovena, grua e dhunuar.
‘Ajo që ndodh rëndom në Shqipëri është që femrat ngacmohen në vendin e punës, sidomos gratë e divorcuara që konsiderohen një pre e lehtë’ u shpreh më tej ajo.
Pra, jo vetëm diskriminim në vendin e punës, por edhe ngacmime mënyrë seksuale.
Dhuna në familje është bërë krimi më i zakonshëm në Shqipëri. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit çdo vit raportohen mesatarisht 5 mijë raste të dhunës në familje, ose 13 raste çdo ditë. Këto shifra, janë vetëm ato që raportohen pasi fenomeni është edhe më i gjerë.
Viti 2021 ka qenë viti, i cili ka shënuar numrin më të lartë të rasteve të dhunës me 5312 të tilla. Gjysmat e këtyre rasteve i përkasin Tiranës, me rreth 2200 raste të denoncuara ose mesatarisht 6 raste në ditë.
‘Nga hyrja në fuqi nga viti 2006 ka një statistikë gati zyrtare ku 30mijë perona janë viktima të dhunës në familje. Gati 80% e tyre janë gra, bashkëjetuese, apo dhe nënës apo motrës të dhunuar nga një anëtar i familjes. Janë burra duke nisur që nga shkaqe apo arsye pronësie deri tek dhunë në familje në kuptimin e plotë të aty për atyshme’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.
Top Channel