“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun.
Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.
I ftuar i parë i këtij podcasti ishte mbrëmjen e djeshme Elton Ilirjani. Ai njihet si biznesmen dhe një ndër të parët shqiptarë që ka pranuar homoseksualitetin e tij publikisht. Ai ka treguar shumë rreth kësaj çështje, ku dhe ka zbuluar sekrete të jetës së tij. Ai ka treguar edhe një herë për të gjithë se është i martuar dhe ka përshkruar partnerin e tij.
Ilnsia: Je në një marrëdhënie aktualisht
Elton: Unë jam i martuar moj zemër kam një burrë
Ilnisa: Ndjesë, e harroj këtë fakt se të dua për vete
Elton: Kam një burrë 2 metër të gjatë amerikan me ngjyrë shumë i mirë, bën seks shumë mirë, është lodhës të lodh me ato të vetat
Ilnisa: Jetoni bashkë
Elton: Po jetojmë bashkë patjetër është babi Monës
Top Channel