VIDEO/ Tronditet Kina! Makina përplas turmën me njerëz, 35 të vdekur, pamjet e aksidentit shokojnë botën

12/11/2024 14:02

35 të vdekur e 43 të plagosur është bilanci tragjik i përplasjes së një makine me një turmë njerëzish që po stërviteshin në një stadium në Zhuhai të Kinës, pamjet e të cilit janë përhapur në rrjetet sociale, duke shkaktuar tronditje në mbarë botën.

Drejtuesi i mjetit, një mashkull 62-vjeçar i quajtur Fan, dyshohet se ka drejtuar qëllimisht fuoristradën duke goditur traun ndarës e duke hyrë në Qendrën Sportive Zhuhai në atë që policia lokale e përshkroi si një sulm serioz e të një egërsie të skajshme.

Mediat kineze raportuan se mes të plagosurve ishin shumë të moshuar, si dhe adoleshentë e fëmijë.

Fan u arrestua teksa po përpiqej të arratisej, e aktualisht, sipas policisë, është në gjendje kome për shkak të plagëve të vetëshkaktuara.

Incidenti ndodhi pavarësisht një sigurie të shtuar në qytet ku pritet të organizohet një show i madh ajror civil e ushtarak.

Hetimet fillestare tregojnë se sulmi erdhi si pasojë e pakënaqësisë së 62-vjeçarit me rezultatin e një marrëveshjeje pronësie pas divorcit të tij. Por për shkak të gjendjes së tij, ai për momentin nuk mund të merret në pyetje nga autoritetet.

Shumica e videove të incidentit të postuara nga dëshmitarët okularë u fshinë në mediat sociale kineze nga censuruesit e internetit, megjithatë disa pamje që kanë vazhduar të qarkullojnë tregonin njerëz të shtrirë në tokë, ekipe mjekësore të urgjencës si dhe kalimtarë të rastit, që duken të shokuar.

Presidenti kinez Xi Jinping shprehu shqetësimin e tij të thellë për incidentin, dhe kërkoi që autori i ngjarjes të marrë ndëshkimin më të ashpër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA