Policia e Shtetit ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e shefit të komisariatit.

Në listë janë plot 290 emra që kanë aplikuar për këtë pozicion, të cilët do të zgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, duke iu nënshtruar një provimi.

Në njoftimin e policisë thuhet se komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c” dhe “l” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, të datës 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, si dhe në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 1450, të datës 31.10.2024 “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin “Shef Komisariati, në Drejtoritë Vendore të Policisë”, pas përfundimit të fazës së aplikimeve, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve publikon emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

Komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA