Ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk do të ketë armëpushim në Liban derisa të arrihen objektivat e luftës

12/11/2024 09:35

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se “nuk do të ketë armëpushim apo pezullim të luftimeve në Liban” derisa të arrihen objektiva e luftës.

Në një postim në platformën X, Katz theksoi se veprimet ofensive të Izraelit “duhet të vazhdojnë të dobësojnë kapacitetet e Hezbollahut dhe të arrijë fitore”.

“Do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun me të gjitha kapacitetet derisa objektivat e luftës të arrihen”, shtoi Katz.

“Izraeli nuk do të pajtohet me çfarëdo marrëveshje që nuk garanton parandalimin e terrorizmit dhe derisa të arrihen qëllimet e luftës në Liban, përfshirë çarmatosjen e Hezbollahut duke i dëbuar përtej lumit Litani dhe të lejohen banorët e veriut të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha ministri i Mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA