13/12 21:39
Hungaria do të presë ndeshjen e Europa League mes Besiktas dhe klubit izraelit Maccabi Tel Aviv më 28 nëntor, e planifikuar fillimisht të zhvillohej në Stamboll.
Këtë e ka bërë të ditur UEFA. “Do të luhet në Debrecen, prapa dyerve të mbyllura, me vendim të autoriteteve lokale hungareze”, saktësoi organi evropian i futbollit.
Javën e kaluar Besiktas njoftoi se ndeshja do të luhej në një vend neutral për arsye sigurie, por ende nuk dihej vendi i ri i ndeshjes.
Takimi mes dy klubeve u konsiderua me rrezik të lartë pasi presidenti turk, Recep Tajip Erdogan ka shtuar sulmet verbale ndaj liderëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gaza.
Top Channel