Bashkëshorti zemërthyer i prezantueses australiane vdes dy vjet pas vetëvrasjes së gruas (fotot)

12/11/2024 18:19

Bashkëshorti i një prezantueseje televizive në Australi e cila vrau veten pas problemeve të shëndetit mendor gjatë kohës së pandemisë, raportohet se tragjikisht ka ndërruar jetë në një incident të dyshuar vetë-lëndimi, duke lënë jetimë tre fëmijët e tyre.

Erin Jayne Plummer, prezantuese e programi të mëngjesit ne rrjetin Studio 10, u vetëvra në 2022, duke lënë pas bashkëshortin e tronditur dhe tre bijat e tyre, të cilat përshkruhen si ‘kopje’ të prezantueses së dashur.

49 vjeçari Alan Plummer, u gjet i vdekur të dielën në plazhin e Freshwater në veri të Sydney, teksa burime të afërta me familjen e përshkruanin ngjarjen si “një tragjedi”.

Kjo vjen dy muaj pasi Plummer kishte shitur shtëpinë e familjes me katër dhoma gjumi që ata zotëronin prej dy dekadash.

Prona ishte blerë për $675,000 në vitin 2002, dhe ishte nxjerrë në shitje në mars të këtij viti.

Erin ishte 42 vjeçe kur vdiq pas problemeve të shëndetit mendor që i nisën papritur pas periudhës së pandemisë. Miqtë e saj thonë se do të kishin dëshiruar ta ndihmonin më shumë me barrën e saj.

“Ajo ishte një nënë e dedikuar dhe i donte shumë vajzat e saj” tha një prej shoqeve të të ndjerës, duke shtuar se pas periudhës së pandemisë gruaja dikur energjike dhe e kudondodhur, ndaloi së qeni vetvetja.

Babai i Erin shprehte dhimbjen.

“Çdo ditë që kalon nuk arrij ta besoj që ajo nuk është me ne. Ajo familje e tre vajzave do të jetojë pa nënën e tani edhe pa babanë e tyre”.

Vajza e madhe 15-vjecare tha asokohe:

“Mamanë e donin të gjithë. Ajo jepte gjithçka për mua e motrat. Ajo sillte dritë në jetën tonë dhe ne nuk e kuptonim që kishte qenë në gjithë atë dhembje. Shpresoj që parajsa ta trajtojë më mirë se sa arritëm ta trajtonim ne. Do ta dua përgjithmonë”.

Gjatë karrierës së saj në televizion Erin ishte shfaqur në ekranet e stacioneve Studio 10, TVSN, Mornings with Kerri-Anne dhe The Morning Show.

Ajo kishte prezantuar gjithashtu për gjashtë vjet programin Aerobics Oz Style, që kishte një audiencë prej 40 milionë spektatorësh në të gjithë botën, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
4/5
Erin ishte 42 vjeçe kur vdiq pas problemeve të shëndetit mendor që i nisën papritur pas periudhës së pandemisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA