Reja e rëndë e smogut mbulon qytetet në lindje të Pakistanit, detyron njerëzit të izolohen në shtëpi (fotot)

11/11/2024 17:57

Provinca lindore Punxhab në Pakistan është mbuluar çuditërisht nga një re masive ajri të ndotur që ka nxitur masa izolimi nga qeveria.

Në rrugët e qytetit të dytë më të madh të vendit ajri i ndotur digjte sytë e fytin e njerëzve.

Lahore, qytet me 14 milionë banorë që punojnë në fabrika të shumta, është deklaruar edhe më parë si një nga venet më të ndotura, por smogu aktual kalonte limitet e para më herët.

Shkollat ishin mbyllur sot në shumicën e qyteteve të Punxhab, ku Lahore është kryeqytet.

“Fëmijët janë vazhdimisht duke u kollitur, kanë alergji, kur janë në shkollë shumë fëmijë sëmuren”, tha mësuesja 38 vjeçare Rafia Iqbal, në qytetin në kufi me Indinë.

Bashkëshorti i saj Muhammad Safdar, punonjës marketingu 41-vjeçar, tha se ndotja po e bën të pamundur jetën e përditshme. “Ne nuk lëvizim dot, nuk dalim dot jashtë, nuk dimë çfarë të bëjmë,” tha ai.

Në Multan, një tjetër qytet me disa milionë banorë 350km larg, nivelet e ndotjes kaluan të gjitha limitet javës që shkoi duke lënë të shokuar banorët që nuk i besonin syve.

Parqet dhe ndërtesat publike janë mbyllur tashmë për një javë, ashtu si dhe mjetet ndotëse si tuk-tuk me motor dykohësh.

Qurat ul Ain, doktor spitali prej 15 vitesh dëshmonte nga dhomat e emergjencës se “smogu ishte më keq se vitet e shkuara në Lahore. “Shumë kanë probleme me frymëmarrjen prej ajrit toksik kur ecin me motoçikleta. Ne u themi të mbajnë maska e të mos prekin sytë me duar, veçanërisht fëmijët”, shkruan rrjeti Al Jaseera.

FOTO GALERI
2/7
Lahore, qytet me 14 milionë banorë që punojnë në fabrika të shumta, është deklaruar edhe më parë si një nga venet më të ndotura, por smogu aktual kalonte limitet

Top Channel