Po sikur diplomacia të “dështojë”/ Opsionet e rrezikshme të Trump për të përkulur Iranin Provinca lindore Punxhab në Pakistan është mbuluar çuditërisht nga një re masive ajri të ndotur që ka nxitur masa izolimi nga qeveria.
Në rrugët e qytetit të dytë më të madh të vendit ajri i ndotur digjte sytë e fytin e njerëzve.
Lahore, qytet me 14 milionë banorë që punojnë në fabrika të shumta, është deklaruar edhe më parë si një nga venet më të ndotura, por smogu aktual kalonte limitet e para më herët.
Shkollat ishin mbyllur sot në shumicën e qyteteve të Punxhab, ku Lahore është kryeqytet.
“Fëmijët janë vazhdimisht duke u kollitur, kanë alergji, kur janë në shkollë shumë fëmijë sëmuren”, tha mësuesja 38 vjeçare Rafia Iqbal, në qytetin në kufi me Indinë.
Bashkëshorti i saj Muhammad Safdar, punonjës marketingu 41-vjeçar, tha se ndotja po e bën të pamundur jetën e përditshme. “Ne nuk lëvizim dot, nuk dalim dot jashtë, nuk dimë çfarë të bëjmë,” tha ai.
Në Multan, një tjetër qytet me disa milionë banorë 350km larg, nivelet e ndotjes kaluan të gjitha limitet javës që shkoi duke lënë të shokuar banorët që nuk i besonin syve.
Parqet dhe ndërtesat publike janë mbyllur tashmë për një javë, ashtu si dhe mjetet ndotëse si tuk-tuk me motor dykohësh.
Qurat ul Ain, doktor spitali prej 15 vitesh dëshmonte nga dhomat e emergjencës se “smogu ishte më keq se vitet e shkuara në Lahore. “Shumë kanë probleme me frymëmarrjen prej ajrit toksik kur ecin me motoçikleta. Ne u themi të mbajnë maska e të mos prekin sytë me duar, veçanërisht fëmijët”, shkruan rrjeti Al Jaseera.
Top Channel