Talenti 19-vjeçar, Feta Fetai, i cili është grumbulluar për dy ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, u shpreh në një konferencë për mediat se do ta kishte ëndërr të debutonte për Shqipërinë, teksa tha se gjëja më e rëndësishmja është fitorja.
“Nëse do të kem minuta nuk e di. Por unë do të jap maksimumin si në ndeshje, ashtu dhe në stërvitje.
Unë jap më të mirën si me klubin ku luaj ashtu dhe me Kombëtaren.
Trajneri, stafi teknik dhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë dhënë besimin e duhur.
Hera e parë është gjithmonë e bukur, ka të veçantën e vetë. Sot më kanë pritur njësoj si herën e parë. Stafi më ka pritur shumë mirë dhe më ka dhënë atë ngrohjen e mirë.
Ëndrra e çdo fëmijë është të luajë për Kombëtaren shqiptare. Çdo futbollist shqiptar ka ëndrrën të shkojë në Europian ose Botëror me Kombëtaren.
Modric është lojtari që preferoj më së shumti. Kurse nga lojtarët shqiptar ka shumë që pëlqej si Asllani ose Ramadani.
Gol apo asist si Modric kundër Çekisë? Do të doja të luaja njëherë (qesh). Por vetëm fitorja ka rëndësi”, tha Fetai.
Top Channel