Disa mësues naivë në Rusi shiheshin sot në një video me kapele të improvizuara metalike pas këshillës së një humoristi politik që hiqej si zyrtar i Kremlinit, duke demonstruar se sa të bindur ndaj urdhrave qeveritare janë punonjësit e administratës.
Imazhet tregonin mësues të disa shkollave në Voronezh që bashkë me nxënësit mbanin kapelet metalike për t’u mbrojtur nga rrezatimi i satelitëve të NATOs.
Shakaja ishte menduar nga komentatori politik Vladislav ‘Vladik’ Bokhan, i cili tha se ‘rusët janë kushtëzuar në mendje për t’u bindur ndaj Putin saqë i binden çdo urdhri’, shkruan rrjeti britanik Metro.
Ai u tha mësuesve se po merrnin pjesë në një ‘event madhor patriotik’, ku ata duhet të krijonin kapelet e tyre metalike kundër radiacionit, një teori e përdorur shpesh nga aktivistët kundër kullave të celularëve për rrezatimin e dëmshëm që mund të prodhojnë ndaj njerëzve.
Mësuesit e pranuan me kënaqësi sfidën duke krijuar kapelet e tyre me motivimin “të mbrojmë mendjet tona nga transmetimi i ideve perëndimore”, shkruan rrjeti Metro.
Disa prej mësuesve thonin në dëshminë e tyre se pasi vishnin helmetat, ata ndjenin “pastrimin e mendimit” ose një “nxitje shpirtërore” apo “nevojë për të ndihmuar luftën”.
Një nga mësuesit tha: “Ndërtimi i kapeleve metalike është jo vetëm një aktivitet kreativ por dhe një akt patriotik që tregon gatishmërinë e mbrojtjes së atdheut”.
Ndërsa një tjetër tha: ‘Le të jetë kjo helmetë, që ne e ndërtuam me duart tona, simboli i mbrojtjes kundër armiqve të vendit tonë të bukur”.
Duke shpjeguar lojën e tij Bokhan – i cili nuk jeton më në Rusi, tha: “Gjatë karrierës time kam kryer një seri shakash të fuqishme në shkollat ruse”.
Bokhan u tha më tej mësuesve se “vendet dashakeqe të NATOs do të lëshojnë rrezatim fizik e biologjik për popullin rus, prandaj duhet të mbrohemi me mjete primitive si helmetat e llamarinës që mbajnë larg valët elektromagnetike”.
Ai shtonte:
“Shkollat janë kthyer në institucione lavazhi të trurit dhe ndrydhjes së mendjes e fakulteteve të fëmijëve. Prandaj në vend të zyrtarëve, bëra që mësuesit të kryejnë këto veprime”.
“Rusia thotë se është një vend “denazifikues por për mua është duke shtypur vendet fqinje”, tha ai sipas rrjeti britanik Metro.
Top Channel