Plagosi me thikë në qafë ish partneren e tij 4 ditë më parë, gjykata e Korçës cakton masën arrest në burg për 41 vjeçarin Ilir Çami.
Në seancën gjyqësore 41 vjeçari ka shprehur pendesë ndërsa ka pretenduar se konflikti ka ardhur për shkak se 46 vjeçarja i ka pasur një borxh prej 5 milionë lekësh që ai ja ka dhënë në periudha të ndryshme të cilin autori i ka kërkuar t’ja kthejë.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës teksa 46 vjeçarja Manderina Çela ka qënë duke ecur në rrugë në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës.
Autori dhe 46 vjeçarja shkëmbyen shkurtimisht një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos më përndiq. Kaq ka mjaftuar që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.
Pas marrjes së mjekimit aktualisht 46 vjeçarja ka lënë ambientet e spitalit dhe është kthyer në banesën e saj.
Top Channel