Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin Giugliano. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptari ka deklaruar se ishte viktimë e një grabitje të armatosur.
Bëhet fjalë për shqiptarin Roland Lleshi, i cili u qëllua nga dy persona, të cilët po lëviznin me një skuter.
Ai qëlluar me 7 plumba, të cilat i shkaktuan plagë në këmbë, bark dhe duar.
43-vjeçari u transportua në spital dhe pavarësisht plagëve të shumta, është jashtë rrezikut për jetën.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është i njohur për autoritet italiane, pasi dyshohet se ka qenë pjese e grupeve kriminele të trafikut të drogës dhe armëve.
Ndërkohë që pritet një analizë më e thelluar dhe hetuesit janë në kërkim të ndonjë dëshmitari që mund të japë detaje për atë që ka ndodhur.
Personeli shëndetësor konfirmoi se 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni dhe tani mbetet nën vëzhgim jashtë rrezikut për jetën. Bashkëpunimi i tij me forcat e rendit mund të jetë vendimtar për të hedhur dritë mbi këtë sulm dhe motivet e mundshme pas sulmit.
Top Channel